Punonjësit me paga të larta shmangin tatimet, regjistrohen si të vetëpunësuar

Skema e sigurimeve shoqërore që reflekton të punësuarit me pagë u zgjerua vitin e kaluar me 6.2% sipas të dhënave zyrtare, mirëpo shtesa shihet te ketë ardhur më së shumti nga rritja e të punësuarve në sektorin shtetëror dhe rritjes së vetëpunësuarve, ndërkohë që  kontribuuesit në firmat private kanë pësuar rënie me 7.7% vitin e kaluar.

Shqipëria nuk i trajton njëlloj të ardhurat e punësimit me  të ardhurat nga vetëpunësimi dhe kjo është bërë shkak që shumë të punësuar me paga të larta të regjistrohen si të vetëpunësuar për të shmangur tatimet.