Punonjësi i inteligjencës gjermane ndan sekrete shtetërore me Rusinë

Autoritetet gjermane kanë arrestuar një punonjës të shërbimit të jashtëm të inteligjencës, nën dyshimet se ka ndarë sekrete shtetërore me Rusinë. Arrestimi i të dyshuarit, Carsten L, ndodhi në Berlin. Ai ka ndarë informacion, që konsiderohet sekret shtetëror, me agjencinë ruse të inteligjencës.

Në deklaratë u tha se policia ka bastisur banesën e tij dhe vendin e punës, por edhe pronat e një personi tjetër.