Punëtori filmohet duke vjedhur katër shishe vere – policia i gjen edhe 7000 të tjera

Një punëtor i paidentifikuar i verës në rajonin prestigjioz francez të Burgundisë u gjend në qendër të vëmendjes së mediave pasi përfundoi në gjykatë.

Gazeta lokale “Journal de Saone-et-Loire” thekson se 56-vjeçari është regjistruar nga një kamera sigurie duke marrë katër shishe verë, pas së cilës punëdhënësi ka shkuar në polici.

Ata gjetën katër shishe, por edhe 7000 të tjera që burri i mori nga kantina të ndryshme ku ishte i punësuar.

Ai dyshohet se e ka bërë këtë për 15 vitet e fundit dhe vlera totale e verës së gjetur është 500 mijë euro.