Punët e zakonshme që bënin dikur yjet e ekranit

Të gjithë duhet të fillojnë diku, kjo vlen edhe për yjet televizive që shihni tani.

Pavarësisht fillimeve modeste, ata arritën të bënin jetën e ëndrrave duke fituar milionat dhe duke u bërë frymëzim për shumë njerëz të tjerë.

 

  • George Clooney

George Clooney përpara se të ishte yll aktrimi bëri punë të ndryshme, përfshirë këtu edhe si shitës këpucësh, prerës duhani, mobileri.

Në vitin 2018, ai u pagua me 239 dollarë.

 

  • Julia Roberts

Një nga personazhet më të njohur në kinematografi është Julia Roberts, e cila para se të ishte kjo që është sot, punonte shitëse akulloresh.

Diva e “Pretty Woman” nga punonjëse akulloreje, në vitin 2012 kaloi në shuma prej 16 milionë dollarëve.

 

  • Johnny Depp

Deep ka punuar si një telemarketist dhe këtë punë përveçse nuk e ka shijuar, e ka urryer.

Ylli i njohur i “Pirates of the Caribbean” fitoi 46 milionë në vitin 2016.

 

  • Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka treguar se puna e saj më sfiduese ka qenë me biçikletat në moshën 19-vjeçare.

Më vonë,në vitin 2014 ajo e kishte vlerën fituese 31 milionë dollarë.

 

  • Nicole Kidman

Nicole Kidman ka punuar si terapiste masazhi duke ndihmuar nënën e saj.

Ajo është  regjistruar si personi i dhjetë “më i mbipaguar” në Hollyëood për vitin 2008.

 

  • Beyonce

Beyonce ka punuar në parukerinë e nënës së saj ku e ndihmonte me flokët që nga fëmijëria.

Ajo në vitin 2020 u regjistrua si një nga 20-të famshmet me fitimet më të larta në botë.

 

  • Elon Musk

Themeluesi i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, është marrë me pastrimin e bojlerëve me 18 dollarë për orë.

Ai aktualisht zotëron vlerën prej 147 milionë dollarëve, duke e bërë atë si një nga njerëzit më të pasur në botë.