Publikohet VKM-ja, si do të legalizohen katet pa leje të kullave

Është publikuar në Fletoren Zyrtare VKM-ja që mundëson sekuestrimin për llogari të shtetit apo blerjen e kateve pa leje të ndërtuara nëpër pallate.

Deri më tani, IMKT ka evidentuar disa ndërtesa të ndërtuara pa leje, për të cilat tashmë pronarët kanë dy mundësi: Ose faljen për llogari të shtetit ose blerjen me çmimin e tregut.Në fakt VKM-ja duket se rrëzon Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Ndërtuesit e kateve pa leje në kulla për qëllime përfitimi rrezikojnë jo më pak se 4 vite burg, por duket se VKM-ja e publikuar sëfundmi u jep atyre një rrugëdalje duke i detyruar që të paguajnë një çmim minimal për katet e ndërtuara pa leje duke i rimarrë ato dhe më pas të gëzojnë të gjithë pallatin pa e parë derën e burgut.

Mundësia tjetër për t’i shpëtuar burgut është dorëzimi në shtet i hapësirës së ndërtuar pa leje dhe gëzimi i pallatit pa patur pasoja të tjera ligjore.