Publikohet sezoni i katërt i “Stranger Things”

“Stranger Things” drama e suksesshme fantastiko-shkencore e Netflix u rikthye me pjesën e parë të sezonit të katërt, të shumëpritur që premton më shumë situata të mbinatyrshme që rrethojnë qytetin imagjinar të Hawkins në Indiana.

I vendosur gjashtë muaj pas përfundimit të sezonit të tretë me betejën e tmerrshme të qendrës Starcourt, sezoni i katërt sjell miqtë e rinj protagonistë të ndarë pasi Eleven, luajtur nga Millie Bobbi Broën, u zhvendos në Kaliforni me Joyce (Winona Ryder) dhe dy djemtë e saj, Will dhe Jonathan.

Duke i munguar fuqitë e saj telekinetike si dhe aftësitë sociale, Eleven shpejt e gjen veten të kërcënuar.

Ndërkohë në Haëkins, pjesa tjetër e bandës së adoleshentëve po vazhdon shkollën e mesme, ndërkohë që një kërcënim i ri del nga dimensioni alternativ.

Një histori e tretë tregon kthimin e zbuluar më parë të ish-shefit të policisë Haëkins, Hopper, babai birësues i Eleven, tani një i burgosur në Rusi.

 

“Do t’u përgjigjet shumë pyetjeve,” tha për Reuters Caleb McLaughlin, i cili luan Lucas.

 

    “Kjo me të vërtetë thjesht zhytet më thellë në disa nga pyetjet më të mëdha që unë mendoj se shumë nga fansat i kanë bërë. Mendoj se njerëzit do të jenë vërtet shumë të kënaqur me këtë sezon,” ka shtuar Sadie Sink, në rolin e Max.

Seritë do të jenë mbi 1 orë dhe janë 7 të tilla sa i përket kësaj pjese të parë.