Publikohet platforma më e re e kriptomonedhave

Platforma meksikane e këmbimit të kriptomonedhave Bitso ka filluar të funksionojë në Kolumbi.

Bashkëthemeluesi i platformës shpreson të grumbullojë 1 milion klientë vetëm këtë muaj.

Bitso është ndër ​​kompanitë me një vlerësim prej të paktën 1 miliard dollarësh – dhe vlen rreth 2.2 miliardë dollarë, pas një raundi financimi të vitit 2021 ku mblodhi 250 milionë dollarë.

Bitso do t’u ofrojë klientëve transferime të menjëhershme përmes sistemit të pagesave PSE, shitje të kriptomonedhave si bitcoin dhe eter, si dhe përdorimin e platformës së saj të re të investimeve Bitso+.

Bitso aktualisht ka 4 milionë klientë në Meksikë, Brazil dhe Argjentinë.

“Me nisjen tonë në Kolumbi ne shpresojmë të arrijmë 5 milionë klientë”, tha drejtuesi i Bitso.

“Ne e shohim Kolumbinë si një treg kyç për ne, në të cilin po hyjmë me këtë plan zgjerimi nga pikëpamja e produkteve tona. Është një treg shumë dinamik për sa i përket kriptomonedhave,” shtoi ai.

Vogel, një ekonomist dhe inxhinier sistemesh i diplomuar në Universitetin e Stanfordit, përjashtoi mundësinë e më shumë raundeve të investimeve në të ardhmen e afërt të Bitso.

“Ne jemi vërtet të fokusuar në vazhdimin e rritjes së këtij biznesi, por tani për tani nuk ka nevojë për të mbledhur më shumë kapital,” tha ai.