Publikohet lista me vendet më të lumtura në botë për 2022-shin

Me botën që ndodhet aktualisht në kohë trazirash, duhen edhe disa lajme të bukura. Kombet e Bashkuara kanë publikuar raportin e Lumturisë Botërore, vetëm një ditë para Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë më 20 mars.

Dhe për të pestin vit radhazi, Finlanda është shpallur vendi më i lumtur në botë, me Danimarkën në vendin e dytë e ndjekur nga Islanda, Zvicra dhe Holanda.

Raporti Botëror i Lumturisë, i cili rendit lumturinë globale me më shumë se 150 vende anembanë botës, publikohet çdo vit nga Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qendrueshëm në OKB. Statisticienët e bazojnë renditjen nga të dhënat e Sondazhit Botëror të Gallup, por edhe nga faktorë të tjerë, duke përfshirë nivelet e PBB-së, jetëgjatësinë etj.

Me hyrjen e botës në vitin e tretë të pandemisë, raporti ka tre fusha të fokusit në vitin 2022: shikimi prapa; duke parë se si njerëzit dhe vendet po veprojnë përballë Covid-19; dhe duke parë përpara se si shkenca e mirëqenies ka të ngjarë të evoluojë në të ardhmen.

Dhe ka edhe një tjetër lajm të mirë: Raporti i këtij viti zbuloi se ka patur rritje të jashtëzakonshme në tre aktet e mirësisë të monitoruara në Sondazhin Botëror të Gallup.

 “Ndihma për të huajt, vullnetarizmi dhe donacionet në vitin 2021 u rritën fuqishëm në çdo pjesë të botës, duke arritur nivele pothuajse 25% mbi prevalencën e tyre para pandemisë,” siç deklaron John Helliwell, profesor në Universitetin e British Columbia.

Lista e plotë me renditjen e 20 vendeve më të lumtura në botë: 

  1. Finland
  2. Denmark
  3. Iceland
  4. Switzerland
  5. Netherlands
  6. Luxembourg
  7. Sweden
  8. Norway
  9. Israel
  10. New Zealand
  11. Austria
  12. Australia
  13. Ireland
  14. Germany
  15. Canada
  16. United States
  17. United Kingdom
  18. Czech Republic
  19. Belgium
  20. France

Artikulli i Forbes, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tibo News.