Publikohet lista e personave në kërkim në Vlorë dhe Tiranë

“Homeland justice” ka publikuar listën e personave të shpallur në kërkim nga policia e Vlorës dhe Tiranës. Në lista shfaqen emrat dhe të dhënat e personave në kërkim, një databazë kjo e policisë në dy qarqet e vendit.

Që prej vitit 2021 autoritetet shqiptare janë përballur me sulme kibernetike. Kryeministri Edi Rama deklaroi dy ditë më parë se sulmet kibernetike kanë qenë shumë agresive, por dëmet janë të lehta.