Publikohet lista e Kombëtares për miqësoret me Kilin dhe Suedinë

Trajneri i kombëtares Sylvinho ka rikthyer Naser Alijin.

Risia duket të jetë Arbër Hoxha, sulmuesi i krahut të majtë i cili shënoi gol për Dinamo Zagrebin në ndeshjen e Europa league kundër PAOK.

25-vjeçari vesh për herë të parë fanellën kuqezi, ai më parë ka qenë pjesë e kombëtares së Kosovës.

Në listën me 26 futbollistë, sulmi dhe mbrojtja caktohen me nga 9 futbollistë.

Mesfusha me 5 lojtarë.

Trajneri Silvinjo pritet të dalë në konferencë nesër në 11:00 ku do të flasë lidhur me listën dhe dy ndeshjet miqësore të Shqipërisë, konkretisht ndaj Kilit dhe Suedisë.

Grumbullimi i lojtarëve do nisë të dielën në Tiranë.

Seancat stërvitore do zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do udhëtojnë drejt Parmës, pasi më 22 mars do luhet ndeshja e parë miqësore ndaj Kilit në stadiumin “Ennio Tardini”, duke nisur nga ora 20:45.

Pas sfidës me Kilit, Kombëtarja do luajë një tjetër përballje me Suedinë. Ndeshja do luhet më 25 mars në “Friends Arena“ të Stokholmit në Suedi, në ora 19:00.

Portierë:

Etrit Berisha

Thomas Strakosha

Elhan Kastrati

Mbrojtës:

Elseid Hysaj

Ivan Balliu

Berat Gjimshiti

Enea Mihaj

Federic Veseli

Jon Mersinaj

Marash Kumbulla

Mario Mitaj

Naser Aliji

Mesfushorë:

Ylber Ramadani

Kristjan Asllani

Qazim Laçi

Keidi Bare

Nedim Bajrami

Sulmues:

Arbër Hoxha

Arbnor Muçolli

Ernest Muçi

Taulant Seferi

Myrto Uzuni

Jasir Asani

Sokol Cikalleshi

Rey Manaj

Armando Broja