Publikohet harta, si do lëvizin qytetarët nesër në finalen e UEFA Conference League në Tiranë

Policia e Shtetit ka shpërndarë një hartë, ku informohen të gjithë qytetarët për lëvizjen në kryeqytet ditën e nesërme pasi do të luhet finalja e madhe e UEFA Europa Conference League në stadiumin Air Albania në Tiranë.

Policia njofton se janë marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë, para gjatë si dhe pas ndeshjes së ekipeve të futbollit mes Romës dhe Feyenoord-it.

Në dy fotot- harta të publikuara, tregohen zonat pa trafik, të dedikuara për këmbësorët dhe tifozët. Gjithashtu tregohen zonat ku mund të qarkullohet me mjete ditën e nesërme, 25 maj.

Njoftimi nga policia:

“Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes mes ekipeve të futbollit të Romës dhe Feyenoordit, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, më datë 25 maj.

Harta (në shqip e anglisht) tregon zonën pa trafik, të dedikuar për këmbësorët e tifozët, si dhe zonat ku mund të qarkullohet me mjete, në këtë datë”.

*Tibo News