Publikohen dokumentet e gjyqit të Jeffrey Epstein, mbi 150 emra të njohur, mes tyre Clinton dhe Trump

Qindra faqe dokumentesh nga gjyqi i trafikantit seksual Jeffrey Epstein, i cili kreu vetëvrasje në burg në vitin 2019, janë publikuar në SHBA. Dokumentet me më shumë se 150 emra, përfshijnë disa nga viktimat e Epstein dhe figura të njohura që lidheshin me milionerin dhe që kishin vizituar ishullin e tij privat.Emrat u mbajtën sekret për vite derisa një gjykatës vendosi se nuk kishte asnjë justifikim ligjor për të vazhduar mbajtjen e tyre nën vulë.

Këta emra të profilit të lartë përfshijnë, ndër të tjera, ish-presidentin amerikan Bill Clinton, Donald Trump dhe Princin Andreë, si dhe dhjetëra emra të tjerë të njohur.Dokumentet janë pjesë e padisë për shpifje kundër sociologes britanike dhe të besuarit të Epstein Ghislaine Maxwell nga Virginia Roberts Giuffre, e cila tha se ishte viktimë e trafikimit dhe abuzimit seksual. Maxëell po vuan dënimin me 20 vjet burg për rekrutimin e vajzave adoleshente që abuzoheshin seksualisht nga Epstein.

Dokumentet ligjore përfshijnë një pretendim të raportuar më parë për ngacmim nga Princi Andreë, të cilin ai e ka mohuar. Ish-presidentët Bill Clinton dhe Donald Trump u përmendën gjithashtu në deponimet nga Maxëell dhe një nga vajzat që ajo punësoi për Epstein, por nuk përfshiheshin akuza për keqbërje.Nga të gjithë personat e përmendur, disa akuzohen për krime, ndërsa të tjerët thjesht janë të shënuar në dokumentet e gjykatës ose janë dëshmitarë të mundshëm.

Dy nga viktimat e Epstein janë përmendur në dokumentet e gjykatës dhe dyshohet se kanë dhënë informacione të rëndësishme në lidhje me rrjetin e prostitucionit dhe skllavërisë së fëmijëve që ishte ndërtuar rreth tij.