
Publikohen datat për aplikimet në Universitet
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka bërë me dije datat e aplikimeve për në universitet, që maturantët do të bëjnë nga portali U-Albania. Kushi ka thënë gjithashtu se të gjithë studentët, vitin e ardhshëm akademik do të jenë në auditor. Portali U-Albania do të jetë i hapur nga data 29 korrik deri më 3 gusht për të gjithë maturantët që të bëjnë përzgjedhjet e tyre.
Ndër të tjera, ministrja Kushi ka ftuar studentët që të kenë në vëmendje programet e studimit që janë cilësuar si prioritet kombëtar. Kushi ka bërë një ftesë edhe për të rinjtë e të rejat nga Kosova, të cilët na bzë të marrëveshjes mes dy qeverive , mund të aplikojnë për të ndjekur studimet e larta në universitetet tona, me të drejta të barabarta njësoj si studentët në Shqipëri.