
Publikohen datat e provimeve për klasat e 9-ta
Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të arsimit bazë për nxënësit e klasave të 9-ta.
Mësohet se provimi i parë do të jetë Gjuha Shqipe që do të zhvillohet më 20 qershor.
Provimi i lëndës Matematikë do të zhvillohet më 23 qershor ndërsa provimi i fundit do të jetë Gjuha e Huaj që do të zhvillohet më 29 qershor.
Ka edhe një udhëzim për nxënësit e pakicave kombëtare, më datë 21 qershor ata do të zhvillojnë provimin e gjuhës amtare.
Gjuhët e huaja që do jepen si provim i detyruar janë: Anglisht, Frëngjisht, Italisht dhe Gjermanisht.
Testi që do i nënshtrohen nxënësit e klasave të 9-ta është hartuar në përputhje me planin mësimor që ata kanë kryer dhe është i nivelit gjuhësor A2.
Tre provimet kombëtare fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta.Testet e provimeve përgatiten nga një grup pune me tre anëtarë; dy mësues dhe 1 pedagog.
Për ata nxënës të verbër, testi do të kthehet në shkrimin “Brail”.
Shkolla këtë vit do mbarojë më vonë se çdo vit tjetër për shkak të shtyrjes së fillimit për shkak të pandemisë së Covid.
Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, arsimi bazë do mbarojë më datë 17 qershor ndërsa shkolla e mesme përfundon më 24 qershor.
*Tibo News.