Publikohen bisedat mes anëtares së AMA-s dhe Tabakut, Veliaj: Gocë ‘Samiu’, t’i çon pyetjet Desada

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka treguar në mbledhjen e komisionit skandalin për qarkullimin në media të disa bisedave të anëtares së AMAs, Desada Metaj me kryetaren e komisionit hetimor, Jorida Tabaku. Në bisedë, Metaj udhëzon Tabakun se si të pyesë Veliajn në mbledhje, duke e këshilluar të jetë e qetë dhe të mos bëhet nervoze.

“Keni 3 orë që qani hallin se ku i hedhin dherat bosët. Më vjen shumë keq, por unë nuk jam këtu as si përfaqësues i shefe Desadës, as si përfaqësues i shef Andi Bushatit dhe Andi Telës. Unë jam këtu si përfaqësues i popullit. Shef Edi Ramës patjetër, sepse është shef legjitim, nuk është anëtar i AMA-s dhe vjen këtu sufler për shefe Jorin. Nuk është ‘cheerleader’. Nëse ju jeni ‘ragazze pon pon’ të njëri-tjetrit dhe ngatërroni institucionet, ky pastaj është ‘stan me lepuj’, nuk është Parlament. Në momentin që ju sillni tifozeri nga institucione kushtetuese, kjo është një shkelje shumë e rëndë. Kjo është arsyeja pse njerëzit nuk ju marrin seriozisht”, deklaroi Veliaj.

Veliaj- Jordia Tabaku- Desada Metaj

Veliaj: Më fal, se telefonin tim as e kam prekur. Po ju paskeni lënë nam! Ndërkohë që ne kemi qenë në séance, ju paskan çuar gjithë suflerët, ju çojnë pyetje si të më pengoni? Paskan dalë në gjithë portalet. Po mirë keni cipë? Se kjo ka dhe një lloj dinjiteti.

Tabaku: Se kuptova keni marrë kamerat e Kuvendit?

Veliaj: Jo, jo kamerat i keni live ju?

Tabaku: Keni marrë kamerat e Kuvendit?

Veliaj: Ja do t’i deponoj. Po është turp.

Tabaku: I bëj thirrje të Kryetares së Kuvendit menjëherë te marrë masa Garda për kamerat e Kuvendit që lexojnë celularët e deputetëve të Komisionit!

Veliaj: Jo jo e bën vetëm një pjesë e opozitës. Mos u shqetëso. Po kjo që bëni është turp. Kjo që bëni, që ulet zëdhënësja aty, Desada shoqja jonë, dhe ju jep… mos qesh tani se ke lënë nam. Janë kamerat e gazetarëve. Gocë ‘Samiu’ dhe t’i çon pyetjet Desada! Po s’të vjen turp? Mirë që shkollën e çove në Paskuqan…

(Tabaku i heq mikrofonin Veliajt).