Psikologët: Zhurma e shiut mund të të përmirësojë humorin

Disa e lidhin shiun me prishjen e humorit, por ka dhe nga ata që shiu i qetëson. Psikologia Laura Palomares ka folur për Vogue dhe ka shpjeguar lidhjen mes shiut dhe rehatisë.

Sipas saj, dëgjimi është një nga stimuluesit kryesorë që prek humorin. Truri ynë në vetvete nuk e lidh shiun me një formë vigjilence, por me relaks, sepse ajo hyn te “zhurmat e bardha”, perfekte edhe për të të vënë në gjumë.

Sipas psikologes Palomares, zhurma e shiut ndihmon trupin të prodhojë endorfinë, hormonin që lidhet me qetësinë dhe mirëqenien.

Si mund të përfitosh nga zhurma e shiut?

Që të hysh në një gjendje relaksi me shiun në sfond, nuk ka nevojë të ketë vërtet shi. Mund të vendosësh një playlistë me zhurmën e shiut dhe ta lësh veten të përfshihet nga melodia.