Psikologe Lediona Braho për ngjarjen e Pejës: Çështje komplekse, tipike komentet në rrjet

Ngjarja në qendrën ‘Orenda’ në Pejë, ku një e moshuar u dhunua, ndërsa e gjithë është filmuar dhe publikuar fillimisht në Facebook nga aktorja Kaltrine Zeneli, ka ngjallur reagime të shumta të Kosovë, por edhe në Shqipëri.

E moshuara e dhunuar nga infermierja tashmë e arrestuar vuan nga sëmundja e Alzheimerit, ndërsa janë rritur shqetësimet mes dyshimeve se ka të tjera raste të paraportuara.

Në shumë janë shënuar episode të ngjashme, por pyetjet më të shpeshta që bëhen janë: Përse ndodh kjo? Si është raporti mes një të moshuari dhe një infermieri apo kujdestari?

Për Tibo News, psikologia Lediona Braho shpjegon fenomenin dhe shkaqet e mundshme, ndonëse thekson se çështja është më komplekse. (Shih videon e plotë si më poshtë).

Psikologia flet edhe për komentet në rrjetet sociale, ku thotë se në vendet e Ballkanit, e kryesisht në Kosovë e Shqipëri vazhdon tradita e të jetuarit me prindërit edhe pas martesës, kryesisht për djemtë.

 

*Tibo News