Psikiatre Arjana Rreli për ngjarjet e fundit: Aktet ekstreme, nga ngarkesa psikike

Ngjarjet e rënda kohët e fundit në vendin tonë kanë shtuar vëmendjen ndaj problemeve të shëndetit mendor, të cilat mund të çojnë në probleme deri në ekstrem. Dhe duket se përveç problemeve personale, edhe pandemia e Covid ka cënuar integritetin mendor dhe fizik të shumë personave të cilët e shfaqin atë në forma të ndryshme.

Psikiatrja Arjana Rreli ka folur për situatën aktuale në vendin tonë:

“Irritabiliteti, nervoziteti, agresiviteti i drejtuar qoftë ndaj të tjerëve ndonjëherë dhe ndaj vetes, patjetër që është nga shkaqet madhore që do ndikonte gjithë shoqërinë. Pasiguritë, si gjithë bota me teknologjinë, median që janë faktorë thuajse determinant në çfarë mendja njerëzore është thuajse e gatshme për të reaguar, mendoj se janë shkaqet më madhore që po bëhemi dëshmitarë të ngjarjeve të mëdha. Varet shumë dhe se me çfarë ky person është përballur në rini a fëmijëri. Është dhe ajo që themi se pas një akti të tillë ka një problem të shëndetit mëndor ose që shfaqet kur ky individ ndërmerr veprimin ekstrem”.

Sipas të dhënave, në Shqipëri po shtohen personat me shqetësime të shëndetit mendor. Një psikiatër po pret minimalisht pret 30-35 vetë në ditë. Ankthi është ankesa më e shpeshtë e tyre.  Specialistët  përsërisin thirrjen për të mos i lënë problemet të agravohen por të marrin trajtimin e duhur.