Pse u ndanë Dafina dhe Dj Geek?

Prej disa ditësh po flitet se një nga çiftet më të dashura të showbiz-it është duke kaluar krizë në marrëdhënie. Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin dhe Dj Geek.

Dyshja ka fshirë fotografitë e përbashkëta nga rrjetet sociale, njëkohësisht edhe miqtë e tyre kanë konfirmuar krizën mes çiftit.

Së fundmi duket sikur është zbuluar dhe arsyeja që ka shkakuar krizën mes dyshes së shumëpërfolur.

Në rubrikën e përjavshme të Prive, “E vërtetë/E pavërtetë” është raportuar arsyeja e vërtetë e krizës.

Shkak për këtë ka qenë një hap madhor për të ndërmarrë në lidhje me të ardhmen e tyre.

Thuhet se Dafina ka kohë që ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë nënë, por DJ Geek mesa duket nuk ka qenë ende i gatshëm për të marrë këtë përgjegjësi për momentin.

Dafina dhe Dj Geek kishin një marrëdhënie të konsoliduar prej vitesh, ku përveçse partnerë jete, ishin edhe pune.