
Pse Turqia është një nga zonat ‘më të nxehta’ për tërmetet?
E vendosur në ose pranë pllakave ‘të përplasjes’, Turqia në fakt njihet si një nga zonat më aktive të tërmeteve jo vetëm në Europë, por në gjithë botën.
Pjesa më e madhe e Turqisë ndodhet në pllakën tektonike të Anadollit, e cila ndodhet mes dy pllakave kryesore, pllakës euroaziatike dhe afrikane, si dhe një tjetër pllake të vogël, atë arabe.
Ndërsa dy pllakat e mëdha zhvendosen, Turqia në thelb është vendi që preket domosdoshmërisht nga kjo zhvendosje, ç’ka reflektohet me tërmete.
Ekspertët dhe sizmologët thonë se si pasojë e pozicionit të Turqisë, tërmetet dhe lëkundjet janë një përvojë e zakonshme.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vnedit, regjistroi mbi 22 mijë tërmete vetëm në vitin 2022.
Dhe shumica prej tyre janë tërmete vdekjeprurëse.
Tërmeti më i keq në historinë e Turqisë, thuhet të ketë qenë me magnitudë 7.5 të shkallës Rihter që goditi Izmirin në vitin 1999, duke vrarë më shumë se 17 mijë njerëz.
Tërmeti i fundit që goditi vendin teksa banorët po flinin gjumë ka shkaktuar deri më tani më shumë se 500 viktima, në Turqi dhe në Siri, pasi tërmeti goditi në një zonë pranë kufirit me Sirinë. Mediat turke dhe siriane thonë se më shumë se 600 persona janë lënduar dhe ka shumë të tjerë që kanë mbetur në rrënoja.
Tërmeti goditi me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter, ndonëse sizmologët thonë se fuqia e tij ishte me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter me thellësi 17.9 km dhe pak kohë më pas një tjetër lëkundje u regjistruar me magnitudë 6.7.të shkallës Rihter.
Disa prej sizmologëve thonë se tërmeti i mbrëmjes së të dielës mund të jetë më i fuqishmi në 100 vitet e fundit.
Turqia goditet nga tërmeti më i fortë në 100 vitet e fundit, 500 viktima dhe qindra të lënduar
*Tibo News