
Pse shumë njerëz e duan aromën pas shiut
Për ata që nuk e durojnë vapën, shiu është ai që nevojitet. Pas valës së të nxehtit është mirë të kemi edhe pak fresk. Nëse shiu na zë jashtë, e pranë një kopshti, me siguri do të ndjejmë atë aromën prej dheu.
Aroma që ne nuhasim kur bie shi, në fakt është një përgjigje ‘shkencore’ ndaj reshjeve pas një thatësire.
Shkencëtarët kanë kuptuar se shiu lëshon një aerosol aromatik i cili krijon atë lloj arome, dhe ndodh vetëm pas një periudhe moti me thatësirë.
Shkencëtarët thonë se njerëzit në përgjithësi e duan këtë lloj arorme, për një arsye.
Njerëzit janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj gjeosminës, që përbën këtë aromë të veçantë, ndonëse ne nuhasim sasi shumë të vogël.
Studiuesit thonë se në mjediset natyrore, aerosolet mund të mbajnë elemente aromatike, së bashku me bakteret dhe viruset e ruajtura në tokë. Këto aerosole mund të çlirohen gjatë reshjeve të lehta ose të moderuara dhe më pas të përhapen nëpërmjet erës.
*Tibo News