
Pse shkon vonë në punë?
Sipas disa studimeve, një në katër njerëz në botë preferon të kalojë më shumë kohë në shtrat sesa të zgjohet herët dhe të jetë fiks në kohë në punë. Ndërsa një tjetër studim i kryer në Britani ka treguar se vetëm 19% e britanikëve mendojnë se është e papranueshme të vonohesh në një takim.
Ekspertët ndërkohë thonë se vonesa është bërë e kuptueshme dhe kronike në shoqërinë e sotme, për shkak të internetit dhe shumë nevojave të tjera.
Ndaj nuk është çudi që shumica e punonjësve në zyrë mbërrijnë vonë për në punë. Por kjo ka edhe pasoja të tjera të dëmshme, si ankthi dhe frika e ndëshkimit për shkak të vonesës.
Kur vrapojmë për të kapur orën, mund të biem në zakone të këqija si të menduarit me pesimizëm – duke menduar se mund të na pushojnë nga puna, ose do të humbasim një klient, për shembull.
Dhe ndryshimet fizike janë të kuptueshme, si djersitja, rrahjet e shpeshta të zemrës, shanset e rritura për aksidente etj.
Por si mundemi të shpëtojmë prej këtyre ndjesive? Në fakt është e thjeshtë. Ekspertët thonë se e para është rikthimi i frymarrjes në nivel normal.
Dhe nëse jeni në panik nga vonesa, merrni këshillat:
Nëse jeni duke nxituar, për të qetësuar veten nëse jeni të stresuar, mund të bëni edhe 7-11 frymëmarrje merrni frymë për 7 sekonda dhe nxirreni jashtë për 11 sekonda, gjë që do të ndihmojë në aktivizimin e sistemit nervor për qëtësim dhe jo panik.
Këshilla për të shmangur vonesat:
-Mos e shtyni orën e gjumit me alarme: Jepini vetes forca për t’u zgjuar dhe fillimisht duke kryer disa ushtrime të lehta që trupi të normalizojë aktivitetin.
-Mos i kushtoni shumë vëmendje perfeksionit: Askush nuk është perfekt dhe kjo vlen edhe për performancën në punë. Mendimet e tepërta dhe dëshira për të shkëlqyer çdo ditë shkakton ankth dhe pasiguri. Kjo bën që të mos keni dëshirë për t’u zgjuar dhe për të shkuar në punë.
-Pranoni rezultatin e kohës dhe përpjekjeve tuaja dhe ndaloni përpjekjet për të qenë të përsosur.
Mësoni të thoni më shumë “jo”: Vendosja e kufijve është çelësi për të ruajtur përpikmërinë.
– Praktikoni përdorimin e frazave të tilla si: “Më vjen keq, nuk mundem të qëndroj më shumë në punë sepse kam një takim të rëndësishëm që duhet të bëj”. Të gjithë e dimë se puna më orë të zgjatura ju lodh më shumë dhe ju shkakton stres, gjë që ndikon në vonesa në punë në ditët e artdhshme.
-Përdorimi i arsyetimit me fjalën ‘sepse’ mund të jetë një mënyrë e dobishme dhe e fuqishme për të justifikuar ‘jo’-në tuaj.
*Tibo News