
Pse Rusia nuk bllokoi WhatsApp?
Rusia e shpalli platformën Meta një organizatë terroriste, por gjithë vëmendja shkon tek WhatsApp. Ky aplikacion nuk është bllokuar akoma nga Moska zyrtare. Vendimi i sotëm nga Gjykata ruse nuk do të prekë WhatsApp-in.
WhatsApp është i përjashtuar nga vendimi i gjykatës “për shkak të mungesës së funksionalitetit për shpërndarjen publike të informacionit”, tha gjykata për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters.
Vendimi i Gjykatës së Moskës mbështeti një padi nga prokurorët e shtetit rusë, duke ndaluar aktivitetet e Metës në Rusi. Ndalimi do të hyjë në fuqi menjëherë.
Individët thuhet se nuk do të mbajnë përgjegjësi për përdorimin e shërbimeve të Metës.
Facebook dhe Instagram u ndaluan në fillim të këtij muaji për etiketim dhe bllokim të mediave shtetërore ruse. Një rregullator rus i telekomunikacionit pretendoi se rrjeti social shkeli “të drejtat e njeriut” dhe “liritë” e rusëve duke kufizuar mediat e tij.