
Pse quhet “Bluetooth”?
Ashtu si shumica e njerëzve, ndoshta nuk keni investuar shumë nga koha juaj duke menduar për origjinën e termit “Bluetooth”.
Siç rezulton, emri i kudondodhur për teknologjinë Wireless nuk ka të bëjë fare me ngjyrën blu apo pamjen si dhëmb (nga anglishtja tooth= dhëmb) dhe gjithçka me Skandinavinë mesjetare.
Harald Bluetooth ishte mbreti viking i Danimarkës midis viteve 958 dhe 970. Mbreti Harald ishte i famshëm për bashkimin e pjesëve të Danimarkës dhe Norvegjisë në një komb dhe konvertimin e danezëve në krishtërim.
Por, çfarë lidhje ka një mbret viking i mijëvjeçarit të fundit me komunikimin pa tel? Ai ishte një sundimtar që “bashkon”!
Pra, emri i tij iu dha lidhjes “wireless” që bashkon dhe lidh kaq shumë pajisje së bashku.
Logoja Bluetooth është gjithashtu një kombinim i “H” dhe “B”, inicialet e Harald Bluetooth të shkruara me shkronjat e lashta (runat) të përdorura nga vikingët (foto më lart).