Pse Princi William nuk mban unazë, as atë të martesës

Kate Middleton dhe Princi William u martuan më 29 Prill 2011, dhe që nga ajo ditë shumë romantike/legjendare, Dukesha mban një unazë të bukur prej ari të Uellsit në gishtin e saj të unazës.

Nga ana tjetër, Princi William, nuk mban asgjë në gishtin e tij.

Pra, tani që është vërtetuar se William nuk mban unazë, mbeten disa pyetje….A i dha Kate unazë Princit?

Përgjigja është Jo!  Por a mbajnë unazë meshkujt mbretërorë?

Kjo varet, por kryesisht po! Princi Charles e vendosi kur u martua me Princeshën Diana.

Dhe në ditët e sotme ai mban një të ngjashme si simbol i martesës së tij me Camilla.

Ndërkohë, vëllai i Princit William, Princi Harry, ka mbajtur një unazë martese që nga martesa me Meghan Markle.

Por, Princi Philip (burri i Mbretëreshës Elizabeth) nuk mban unazë, kështu që nuk është se William është plotësisht i vetëm.

Arsyeja varet nga preferenca personale. Biografi i familjes mbretërore, Penny Junor ka treguar për Vogue:  “Princi William nuk i pëlqen bizhuteritë dhe Pallati lëshoi ​​një deklaratë para dasmës së tyre duke thënë kështu.”

Kjo është e vërtetë, megjithëse ishte më pak një “deklaratë” dhe më shumë një informacion anonim nga një ndihmës i pallatit për gazetaren veterane mbretërore Rebecca English. “Ishte diçka që çifti diskutoi, por Princi William nuk është i dhënë për bizhuteri – ai nuk mban as një unazë vule – dhe kështu vendosi të mos mbante as për martesë. Në të vërtetë varet vetëm nga preferenca personale.”

Një i afërm i çiftit pohoi gjithashtu se Kate ishte plotësisht dakord me vendimin e William, duke shtuar: “Është mjaft e zakonshme që burrat në atë shtresë të shoqërisë të mos vendosin apo të mos bëjnë një sërë gjërash tradicionale martese. Nëse e bëjnë, ata priren ta mbajnë unazën e tyre të vulës familjare, por William nuk ka një të tillë.”