
Pse nuk mund të qeshësh në foton e pasaportës?
Fotot tona të pasaportës janë më të padëshiruarat për ne. Ndriçimi dhe pozicioni aspak ideal nuk na ndihmon që të mos tregojmë fytyrat tona të lumtura ashtu si duam.
Në fotot e pasaportës, e dimë se nuk duhet të buzëqesh.
Por pse saktësisht nuk lejohen njerëzit të buzëqeshin në fotot e pasaportës ashtu si ne në fotot e tjera? Përgjigja ka të bëjë me teknologjinë dhe sigurinë ndërkombëtare.
Shtetet e Bashkuara në fakt nuk e ndalojnë zyrtarisht buzëqeshjen. Përkundrazi, Departamenti i Shtetit kërkon që fotot e pasaportës të tregojnë “një shprehje neutrale të fytyrës me të dy sytë hapur dhe gojën e mbyllur”. Subjekti duhet të shikojë drejt përpara dhe drejtpërsëdrejti me kamerën.
Pra, nëse dëshironi të dukeni pak më optimistë në foton tuaj të pasaportës, ndoshta zgjidhja është të zgjidhni një “smize” të stilit Tyra Banks. Të tregosh dhëmbët nuk do t’ju shpëtojë dhe me sa duket është çështje sigurie kufitare.
“Arsyeja kryesore për ndalimin e buzëqeshjes është instalimi i softuerit të njohjes së fytyrës në aeroporte dhe pika të tjera të kontrollit kufitar” tregon Karolina Turowska, një eksperte e fotografisë biometrike dhe udhëtimeve.
Shumë porta të hyrjes përdorin kompjuterë në vend të oficerëve të emigracionit për të skanuar pasaportat e udhëtarëve që vijnë dhe për t’i fotografuar ato. Megjithëse njerëzit mund ta njohin njëri-tjetrin lehtësisht pavarësisht nga shprehja e fytyrës, pajisjet teknologjike kanë nevojë për një ndihmë të vogël shtesë.
“Algoritmet nuk funksionojnë si ne,” shpjegon Turowska. “Për të krahasuar një fytyrë 3D me një foto pasaporte 2D, ata duhet të përcaktojnë dhe masin tiparet e fytyrës së përdoruesve. Ai përfshin distancën midis, veshëve, hundës dhe gojës, gjerësinë e gojës dhe të syve dhe shumë të tjera. Buzëqeshja mund ta bëjë më të vështirë, pasi ndryshon përmasat e fytyrës.”
Katy Nastro, një eksperte udhëtimesh dhe zëdhënëse për shërbimin e alarmit të fluturimeve Going, thekson se rregullat e Departamentit të Shtetit nuk e ndalojnë buzëqeshjen në mënyrë eksplicite.
“Për më tepër do të thotë që nuk mund të buzëqeshni sikur po pozoni për ditën e parë të shkollës” tha ajo. “Buzëqeshja gjerësisht me dhëmbë e bën më të vështirë verifikimin e ngjyrës së syve dhe formës së përgjithshme të fytyrës nga zyrtarët e pasaportës përkatësisht teknologjia biometrike të cilët duhet të konfirmojnë identitetin tuaj. Me shumicën e vendeve që përdorin teknologjinë e njohjes së fytyrës në kontrollet kufitare, kjo është edhe më e rëndësishme pasi teknologjia aktuale biometrike shpesh e ka të vështirë të identifikojë nëse pikat në fytyrë zhvendosen.”
“Shmangia e buzëqeshjes në fotot e pasaportës është një rregull universal për shumicën e vendeve,” thotë Turowska. “Megjithëse, mënyra se si vende të ndryshme përcaktojnë një ‘shprehje neutrale të fytyrës’ mund të ndryshojë pasi përdorin softuerë të tjerë për njohjen e fytyrës. Për shembull, kërkesat zyrtare franceze nuk lejojnë as shprehje neutrale me qoshet e gojës të kthyera lart.”
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit vuri në dukje se Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil “vendos standardet globale dhe praktikat e rekomanduara për dokumentet e udhëtimit”. Kjo përfshin udhëzime për shprehjet e fytyrës në fotot e pasaportës.
“Fotografitë me shprehje të ekzagjeruara mund ta bëjnë më të vështirë identifikimin e lehtë të mbajtësit të pasaportës,” shpjegoi ai, duke vënë në dukje se kërkesat e agjencisë për fotografinë “kanë qenë në fuqi për pasaportat e Shteteve të Bashkuara për dekada”.
Në të vërtetë, SHBA dhe vendet e tjera përditësuan rregullat e tyre rreth shprehjeve të fytyrës në vitin 2004 ndërsa teknologjia evoluoi.
“Fytyra ka qenë gjithmonë standardi për identifikimin biometrik nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil, por për shkak se kompjuterët janë të kufizuar në aftësitë specifike të njohjes së fytyrës, një shprehje neutrale u konsiderua standardi i artë,” tha Nastro.
Por pyetja lind, me rritjen e indusrtrisë së procedurave kirurgjikale dhe kozmetike, pas një ndërhyrjeje, si mund të identifikohesh saktë?