Pse nuk mund të flini pavarësisht lodhjes që ndjeni

Ju ka ndodhur ndonjëherë që pavarësisht se jeni të rraskapitur nuk mund të flini dot? Arsyet më të zakonshme janë si më poshtë:

Ankth

Një mendje “vrapuese” nuk mund të flejë. Madje vlerësohet se deri në 36 për qind e çrregullimeve të gjumit janë të lidhura me çrregullimet e ankthit. Stresi gjithashtu çon në rritjen e zgjimit dhe vigjilencës, gjë që mund të vonojë më tej gjumin.

Depresioni

Studimet tregojnë se 90% e njerëzve me depresion ankohen për cilësinë e gjumit. Janë raportuar pagjumësi, narkolepsi, apnea e gjumit dhe sindroma e këmbëve të shqetësuara. Inflamacioni, ndryshimet në kimikatet e trurit, faktorët gjenetikë dhe më shumë mund të ndikojnë në marrëdhënien gjumi-depresion.

Kafeina

Ndoshta është koha të hiqni dorë nga kafeja apo pijet energjike që pini çdo pasdite. Studimet tregojnë se një filxhan kafe në orën 8 të mëngjesit mund të ndikojë në gjumin tuaj gjatë natës. Rekomandohet të shmangni plotësisht konsumimin e kafeinës 4-6 orë para gjumit.

Koha që qëndroni para ekranit

Drita blu e emetuar nga telefonat, tabletët, laptopët dhe ekranet e televizorit shtyp prodhimin e melatoninës gjatë natës dhe redukton përgjumjen. Rekomandohet të ndaloni përdorimin e çdo pajisjeje 2 orë para gjumit. Gjithashtu duhet të mbani syze që ofrojnë mbrojtje kundër dritës blu.

Dieta

Një tjetër faktor që ndikon tek gjumi është dhe dieta. Hulumtimet kanë treguar se zëvendësimi i 5 përqind të marrjes ditore të kalorive nga proteinat me sasi të barabarta të yndyrave të ngopura ose karbohidrateve rrit rrezikun e përgjumjes gjatë ditës.