Pse nuk kanë nisur hetimet ndaj Berishës?

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka pyetur kreun e SPAK se përse nuk ka një ndjekje penale ndaj ish kryeministrit të vendit Sali Berisha.

Taulant Balla i kujtoi dje kreut të SPAK lidhur me hetimet për Berishën dhe faktin që është shpallur ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit, me një sërë akuzash për korrupsion.

Kreu i SPAK, Arben Kraja është përgjigjur duke theksuar faktin se Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion ka vetëm dy vite e gjysmë që është ngritur.

Më herët, ishte kryeministri i vendit Edi Rama i cili nuk kurseu kritikat ndaj SPAK, lidhur me mosnisjen e hetimeve ndaj personave të shpallur non grata.

*Tibo News.