
Pse ndihemi më të lodhur në dimër?
Jemi pikërisht në fazën kur koha ka nisur të ndryshojë seriozisht dhe si e tillë trupi jonë është i prirë të përshtatet dhe ora biologjike të ndryshojë. Gjatë dimrit duket sikur jemi më të lodhur dhe jo në gjendje për të qenë aq produktivë.
Po si mund ta parandalojmë këtë situatë?
- Zgjidhni orarin e njëjtë për gjumin çdo ditë Orari i gjumit është ai detaj që i duhet kushtuar më shumë vëmendje kur flasim për lodhjen sezonale.
- Qëndroni në rrezet e diellit sa më shumë të keni mundësi Mundohuni që të qëndroni në vende ku u bie drita.
- Gjumë pasdite Nëse jeni të rraskapitur gjatë ditës, një orë gjumë pasdite do t’ju kthjellonte.
- Mos e mbani ngrohjen e lartë Për një gjumë të thellë, është mirë të mos keni temperatura shumë të larta në dhomën tuaj.