Pse konsumojmë të njëjtin ushqim gati çdo mëngjes

Shumë njerëz preferojnë të konsumojnë të njëjtat produkte për vaktin e mëngjesit, ndryshe nga dreka dhe darka ku nuk do të preferonin të njëjtën çdo ditë.

Studiuesit thonë se ka një arsye për këtë. Sipas tyre ne i përmbahemi një lloj rutine mëngjesi që ka një qëllim “Utilitar”. Kjo do të thotë se ne priremi të ushqehemi më shpejt për të filluar ditën, ose të konsumojmë ushqim më të shëndetshëm, për të patur më shumë kontroll të peshës trupore.

Mënyra se si i qasemi vakteve të tjera ditore nuk është e njëjtë.

Dreka dhe darka kanë qëllime “Hedonike”, që do të thotë se njerëzit kërkojnë më shumë kënaqësi në të shijuar.

Kështu që shumica prej nesh nuk do të kënaqeshim duke ngrënë të njëjtën gjë për drekë apo darkë çdo ditë.