Pse Kanadaja kërkon 1.5 milion emigrantë deri në vitin 2025?

Kanadaja po bën plane për emigracionin, tashmë që në ekonominë e saj po krijohen boshllëqe, largime të rinjsh që konsiderohen fuqi punëtore…, por në fakt jo të gjithë janë të gatshëm për një rritje të nivelit të emigracionit në këtë vend.

Shifrat:

Në fillim të këtij muaji, qeveria federale njoftoi një plan të konsideruar ‘plani agresiv’ për të pranuar 500,000 emigrantë në vit deri në vitin 2025, me pothuajse 1.5 milionë emigrantë të rinj që vijnë në vend gjatë tre viteve të ardhshme.

Ky plan do ta kthente Kanadanë mikpritësin e rreth tetë herë numrin e banorëve të përhershëm çdo vit, për popullsi sesa Britania dhe katër herë më shumë se fqinji jugor, Shtetet e bashkuara.

Megjithatë, një sondazh i kohëve të fundit tregoi se ka ankth për mirëpritjen e kaq shumë emigrantëve.

Për shumë vite, Kanadaja është përpjekur të tërheqë banorë të përhershëm, emigrantë që kanë të drejtë të qëndrojnë në vend për një kohë të pacaktuar, por që nuk janë qytetarë, për të mbajtur popullsinë dhe ekonominë në rritje. Vitin e kaluar, vendi pranoi 405,000 banorë të përhershëm, shifra më e lartë në të gjithë historinë e tij.

Arsyet ndoshta zbulohen me një matematikë të thjeshtë:

Ashtu si shumë vende perëndimore, Kanadaja ka një popullsi të plakur me një shkallë më të ulët të lindjeve. Kjo do të  thotë se nëse vendi dëshiron të rritet, në vend që të tkurret, do të duhet të sjellë emigrantë. Emigracioni tashmë përbën pothuajse të gjithë rritjen e fuqisë punëtore të vendit, dhe deri në vitin 2032, pritet të llogarisë gjithashtu të gjithë rritjen e popullsisë së vendit, sipas një njoftimi për shtyp të qeverisë.

Në fillim të këtij muaji, qeveria njoftoi se deri në vitin 2025, ata shpresojnë të sjellin 500,000 emigrantë të rinj në vit, rreth 25% më shumë nga shifrat e vitit 2021

Një vend unik në botë

Sot, rreth një në katër kanadezë ka ardhur në vend si emigrant, më i larti në mesin e vendeve të G7. Krahasojeni atë me SHBA-të, ku vetëm 14% janë emigrantë.

Britania ka gjithashtu një popullsi emigrante prej rreth 14%. Kanadaja ka pasur historikisht mbështetje shumë të lartë për emigracionin. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka shqetësime për emigracionin.

Vitet e fundit, një fluks emigrantësh në kufirin e SHBA-ve ka shkaktuar disa polemika dhe shfaqja e një partie të re të krahut të djathtë në vitin 2018, e njohur si Partia Popullore e Kanadasë,  e trajtoi si temë kombëtare gjatë zgjedhjeve federale të vitit 2019.

Pjesë të ndryshme të Kanadasë kanë qasje të ndryshme ndaj emigracionit.

Kur qeveria njoftoi objektivat, me deri në 500,000 emigrantë të rinj në vit, provinca e Quebec, e cila duhet të vendosë kufijtë e saj të emigrimit, tha se nuk do të pranonte më shumë se 50,000 në vit. Kjo do të thotë që Quebec, i cili ka 23% të popullsisë së vendit, do të pranonte vetëm 10% të emigrantëve.

Kryeministri i Quebec, Francois Legault tha se ai është i shqetësuar se më shumë emigrantë do të dobësojnë gjuhën frënge në provincë.

Ekziston edhe kriza e strehimit

Disa vende ende po e ndjejnë krizën. Qytetet e mëdha si Toronto dhe Vancouver, ku rreth 10% e popullsisë jeton aktualisht kanë kriza të përballueshme strehimi.

Në një sondazh me 1,537 kanadezë të kryer nga Leger dhe Shoqata e Studimeve Kanadeze, rezultoi se tre nga katër thanë se ishin disi ose shumë të shqetësuar për ndikimin që plani i ri do të kishte në strehimin dhe shërbimet sociale. Pothuajse gjysma, 49%, thanë se objektivat ishin shumë të larta, ndërsa 31% thanë se ishte numri i duhur.

Qasja kanadeze

Një tjertër qasje e veçantë e Kanadasë që e dallon nga vendet e tjera është theksi tek emigracioni ekonomik, rreth gjysma e banorëve të përhershëm të Kanasadë, janë të mirëpritur për shkak të aftësive që kanë, dhe jo për shkak të ribashkimit familjar. Deri në vitin 2025, qeveria kanadeze shpreson të arrijë shifrat në 60%.

Kjo është pjesërisht për shkak të mënyrës sesi është projektuar sistemi kanadez. Në vitet 1960, Kanadaja pati një proces kalimi nga një sistem kuotash në të cilat vendeve të ndryshme u caktoheshin objektiva të ndryshme, në një sistem të bazuar në pikë që u jepte përparësi emigrantëve me aftësi të larta, apo shkollim të duhur, të cilët do të mund të kontribuonin më lehtë në ekonominë e Kanadasë.

Në nivel global, kjo është diçka unike, megjithëse Australia dhe Zelanda e Re kanë sisteme të ngjashme.

Ndërsa në Britani, pak më shumë se një në katër banorë të përhershëm janë të mirëpritur përmes ‘rrjedhës ekonomike’. Në SHBA, vetëm rreth 20%  e Green Card lëshohen për arsye ekonomike. Të dy vendet kanë sinjalizuar se do të rrisin përqindjen e emigrantëve ekonomikë që hyjnë në vendet e tyre përkatëse, por një ndryshim i madh për të dy vendet është se shumica e emigrantëve ekonomikë duhet të sponsorizohen nga punëdhënësit e tyre.

Në Kanada, një ofertë pune mund të llogaritet në totalin e pikëve tuaja, por kjo nuk është e nevojshme.

Ndërsa Britania e cila kohët e fundit kaloi në një sistem të bazuar në pikë, në fakt mbetet i ngjashëm me sistemin e vjetër, i cili u jep përparësi emigrantëve që kishin oferta pune.

Kanadaja jo vetëm që pranon më shumë emigrantë të klasës ekonomike sesa kombet e tjera të mëdha, por vendi është gjithashtu një nga vendet më të hapura për zhvendosjen e refugjatëve, duke pranuar 20,428 refugjatë në vitin 2021.

Por ndërsa vendi ka vendosur objektiva ambicioze për të ardhmen, historia ka treguar se jo gjithmonë i përmbush pritshmëritë e veta. Deri në vitin 2023, Kanadaja synon të ndihmojë në zhvendosjen e 76,000 refugjatëve.

*Tibo News