Pse janë shtuar aksidentet me autobusë?

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për rastet e aksidenteve me autobusët e kryesisht ata të linjës Green.

Veliaj, teksa prezantoi projektin për Linjën e Shpejtë të Autobusëve deklaroi se në shumicën e rasteve, aksidentin e ka shkaktuar një makinë dhe jo vetë autobusi. Ndërsa shton se ndikim në aksidente ka patur edhe shtimi i numrit të autobusëve, nga 100 ne 420 që qarkullojnë në rrugë.

“Nga 100 autobusë që kishim 8 vjet më parë, sot në Tiranë qarkullojnë 420 autobusë. Vetëm 4-fishimi i flotës së tyre do të thotë se ka më shumë mjete në rrugë. Kur dikush pyet se çfarë po ndodh me aksidentet me autobusë duhet të kuptojë se siç janë shtuar Mercedesët, janë shtuar edhe autobusët. Kur kishim 100 mjete dhe autobusi vinte një herë në 37 minuta, probabiliteti që të kishte aksidente ishte më i vogël. Kur autobusët janë shtuar në numër dhe tani vijnë në stacion çdo 7 minuta, frekuenca që të takosh të ngjashmit, pra mjete të tjera motorike, sigurisht është më e madhe”.

*Tibo News