Pse Horoskopi nis me shenjën e Dashit?

Me siguri e keni vënë re këtë dhe keni pyetur veten pse horoskopi fillon me Dashin që është shenja e muajve mars -prill dhe jo me shenjën e muajt janar. Pas kësaj zgjedhjeje qëndron një motivim i saktë astrologjik.

Vëzhgimi i parë nga astrologët është se Dashi është një shenjë zjarri. Zjarri është elementi mbizotërues i krijimit, është ai që shënoi fillimin e gjithçkaje.

Uliksi, i cili personifikon Diellin, arriti të dalë nga shpella e errët dhe e zymtë e Polifemit duke u hedhur mbi kurrizin e një Dashi.  Dhe përsëri sipas Heraklitit, fillimi dhe fundi i çdo gjëje sanksionohet me zjarr. Zjarri jep jetë përmes nxehtësisë së diellit dhe zjarri merr jetë duke djegur gjithçka.

Pra, nëse horoskopi fillon me një shenjë zjarri, arsyet janë të qarta dhe të shumëfishta. Por pse Dashi dhe jo një shenjë tjetër zjarri?

Arsyeja është se Dashi është sinonim i rinovimit.

21 Marsi përkon me ekuinoksin pranveror, stinë në të cilën po dëshmojmë një rilindje të natyrës.

21 Marsi është edhe data që përkoi me Vitin e Ri në lashtësi, veçanërisht për grekët dhe romakët.

Kalendari ynë me institucionin e muajve që fillon nga 1 janari pason vendosjen e kalendarit gregorian në fund të shekullit të 16-të. Astrologjia është një art shumë i lashtë.