Pse Franca nuk do ju lejojë të quani fëmijën tuaj Nutella?

Në vitin 2015, një gjykatë franceze ndaloi një çift të vendosnin emrin e vajzës së tyre Nutella, pas çokokremit të mirënjohur të lajthisë.

Zgjedhja e emrit të vajzës së prindërve nga Valenciennes, në Francën veriore u konstatua nga nëpunësi i Zyrës së Gjendjes Civile që regjistroi lindjen e foshnjës në shtator 2014. Ai lajmëroi prokurorin lokal i cili e referoi çështjen në gjykatë.

Gjykata përcaktoi në vendim se “emri nutella i dhënë fëmijës është ai i markës tregtare të mirënjohur dhe një emër i tillë ishte në kundërshtim me interesat e vajzës pasi do të shkaktonte ‘sjellje tallëse ose përbuzëse’”.

Në kushtet kur prindërit nuk morën pjesë në seancën dëgjimore, Gjykata urdhëroi me vendim që vajza të quhej Ella.

Sipas ligjit Francez, prindërit janë të lirë të zgjedhin emrin e fëmijës së tyre, por prokurorët lokalë janë të autorizuar me ligj që të raportojnë /referojnë emrat të cilët në “interesin më të lartë të fëmijës” në gjykatën kompetente. Kjo e fundit vendos për lejimin e përdorimit ose jo të emrit të caktuar.

Sipas ligjit Nr. 10129 datë 11.5.2009 ‘Për Gjendjen Civile” i ndryshuar, prindërit shqiptarë janë gjithashtu të lirë të zgjedhin emrin e fëmijës së tyre, përveç nëse ku emër është i papërshtatshëm(me karakter fyes, racial, imoral, qesharak i vështirë për tu thirrur i përcaktuar si i tillë me udhëzim të Ministrit dhe propozim të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Nëpunësi i Zyrës së Gjendjes Civile që ka detyrimin e mbajtjes së aktit të lindjes, në rast se emri vlerësohet i papërshtatshëm. Refuzimi i regjistrimit të emrit të caktuar mund të kundërshtohet në organet gjyqësore.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka publikuar listën me 62 emrave të papërshtatshëm (antroponime) të cilat afishohen në çdo zyrë të Gjendjes Civile.

Disa nga emrat që konsiderohet të papërshtatshëm në Shqipëri janë: Ankim, Avash, Fodulle, Gazep, Mjaftime, Rikë, etj.