
Pse fëmijët i shkruajnë shkronjat mbrapsht?
Nëse keni në jetën tuaj fëmijë nën 7 vjeç, mund të vini re se një pjesë e tyre i kthejnë shkronjat, ose ndonjëherë fjalë të tëra, gjatë kohës kur shkruajnë. Mbase ju duket e çuditshme për t’u parë, por duhet të dini që kjo është krejt normale.
Mendjet tona janë jashtëzakonisht të kujdesshme në kursimin e hapësirës kur është e nevojshme. Ulur në një klasë, ndoshta nuk do të vini re zhurmën e vazhdueshme të një ngrohëseje nëse nuk përqendroheni pikërisht në të. Sytë tanë bëjnë diçka të ngjashme kur bëhet fjalë për orientimin. Kjo është për shkak se në botën natyrore, drejtimi me të cilin po përballet diçka nuk ka shumë rëndësi. Kjo na lejon të identifikojmë dhe njohim shpejt objektet. Është një mënyrë vërtet efikase për të menduar. Natyrisht duke përjashtuar rastet kur bëhet fjalë për shkronjat dhe numrat, ku orientimi ka rëndësi.
Në shumë mënyra, fjala e shkruar është një sistem krejtësisht i panatyrshëm për mendjet tona. Ana e pasme e “b” e kthen atë në “d”. Pse 3 është majtas kur 5 dhe 6 janë djathtas? Është pak konfuze si gjë sepse mendjet tona nuk i kushtojnë shumë vëmendje orientimit dhe as rregullimit alfabetik.
Gjuhët e lashta mund të tregojnë se si njerëzit fillimisht provuan metoda të tjera që mund të kishin pasur më shumë kuptim. Një prej tyre është edhe gjuha e lashtë e boustrofedonit ndryshoi drejtimin e shkronjave dhe shkrimit në çdo rresht.