AlbanianEnglish

Pse është mirë të jeni beqar? 5 përfitimet që merrni

Ne jetojmë në një botë shoqërore ku çdokush pritet të rrethohet nga njerëz, të bëjë grupe të mëdha miqsh dhe përfundimisht të gjejë shpirtin binjak me të cilin do të kalojë pjesën tjetër të jetës. Kjo mënyrë e të menduarit, megjithatë, neglizhon një grup njerëzish, ata që zgjedhin të jenë “josocialë”.
Ky grup përfshin njerëz që thjesht zgjedhin të mos shoqërohen me të tjerët, por kjo nuk do të thotë se ata janë antisocial. Ata jo vetëm që preferojnë të kalojnë vetëm disa situata në jetë, por e shijojnë shumë dhe nuk besojnë se kjo është një dëm për aftësinë e tyre për ta jetuar jetën në maksimum.
Këto janë përfitimet e një jetese të vetmuar:

Mund të zbuloni veten
Kur mbetesh vërtet vetëm, pa dikë tjetër që të merr kohën, energjinë dhe vëmendjen tënde, ka më shumë gjasa të shohësh të gjitha anët e vetes, përfshirë ato që mund të kesh fshehur më parë. Do ta gjeni veten ballë për ballë me hijet tuaja dhe çështjet e pazgjidhura.

Keni liri të plotë
Si një ujk i vetmuar, gjithçka varet nga ju – çfarë doni të bëni, çfarë doni të hani, çfarë ju pëlqen… Nuk ka asnjë person tjetër që të përfshihet në procesin e vendimmarrjes dhe nuk ka nevojë për kompromis. Ju nuk keni një axhendë të cilës jeni të detyruar t’i përmbaheni.

Keni më shumë kohë për të qenë krijues
A jeni një person krijues? Një studim i botuar në Journal of Family Issues hulumtoi lidhjen midis krijimtarisë dhe dashurisë, duke arritur në përfundimin se të qenit beqar mund t’ju sjellë dobi.

Ju i diktoni prioritetet tuaja
Ju keni kontroll të plotë mbi atë që konsideroni si prioritet në jetën tuaj. Ju mund të zgjidhni nëse më mirë do t’i shpenzonit paratë tuaja për veten tuaj sesa për ndonjë gjë që ka të bëjë me të tjerët.

Qëndroni të hapur ndaj njohjeve të reja
Edhe pse kjo nuk vlen për të gjitha çiftet, të gjithë njohin një që kur u takuan, humbën çdo koncept të personalitetit të tyre. Ata nuk kalojnë më kohë me miqtë jashtë marrëdhënies së tyre dhe sigurisht nuk janë të interesuar të takojnë dikë të ri, ndërsa jeta e tyre sillet rreth njëri-tjetrit.

You don't have permission to register