
Pse duhet të provojmë të gjitha llojet e verës së kuqe?
Është lajmi që ndoshta keni dashur ta lexoni qëkur keni shijuar për herë të parë verën e kuqe. Një studim i fundit, tregon se duhet të provojmë sa më shumë llojë të verës së kuqe, por kjo nuk do të thotë që duhet të tejkaloni masën.
Shkencëtari kryesor britanik, epidemiologu i njohur Tim Spector thotë se vera e kuqe përmirëson shëndetin tonë, dhe varietetet e rrushit në verë forcojnë sistëmin tonë imunitar, luftojnë sëmundjet dhe përmirësojnë shëndetin mendor.
Pirja e verës herët si aperitiv dhe jo vonë në një vakt është gjithashtu e dobishme, sugjeroi ai, por duke theksuar se konsumimi i më shumë se gjysmë shishe ka një ndikim negativ në shëndet.
Arsyeja pse vera e kuqe mund të jetë e mirë për ju është se ajo ‘përfiton’ mikrobiomën, e cila është një popullatë mikrobesh brenda trupit që rregullojnë shëndetin tonë.
Vera e kuqe ka sasi të lartë të polifenolit kimik, të cilin mikrobet e zorrëve e përdorin si burim energjie. Pija ka një të tretën më shumë polifenole se vera e bardhë.
“Këshilla ime për adhuruesit e verës është të vazhdojnë ta duan verën”.
*Tibo News