
Pse duhet të flemë pa rroba?
Të flesh nudo, ose thënë thjesht pa rroba fare nuk jep vetëm rehati. Në fakt i bën mirë shëndetit.
Një studim i fundit i YouGov në Britani, tregon se fjetja pa rroba përmirëson qarkullimin e gjakut.
Ekspertja e cila ka marrë pjesë në studim, Katherine Hall tregon se veshjet në shumë raste dhe pa e kuptuar, pengojnë qarkullimin e gjakut dhe gjatë gjumit, qarkullimi normal i gjakut është shumë i rëndësishëm, pasi ndikon në funksionin thelbësor të zemrës dhe muskujve.
Fjetja gjumë pa rroba dhe të brendshme lufton gripin, pasi rregullon temperaturën e trupit, e cila është zakonisht më e lartë kur jemi të sëmurë. Me gripin dhe sëmundjet e tjera në rritje, gjatë kësaj periudhe të vitit, mund të jetë koha e përsosur për të provuar gjumin pa asgjë veshur.
Jo vetëm kaq, por temperatura e trupit ka një ndikim të madh në mënyrën së si flemë gjumë, pasi lidhet me ritmin e njohur si ritmi cirkadian.
Ndërkohë që tek meshkujt, gjumi pa rroba mund të ndihmojë në rritjen e fertilitetit tek meshkujt. Një studim i fundit i 656 meshkujve zbuloi se të brendshmet më të ngushta mund të lidhen me një numër të reduktuar të spermës.
Gjumi pa rroba mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e mundësisë që gratë të marrin infeksione për shkak të të brendshmeve jo komode.
Fjetja lakuriq mund të promovojë shëndetin vaginal dhe ndihmon në shmangien e infeksioneve të cilat priren të rriten në vende të ngrohta dhe me lagështi.
Por ekspertët japin një këshillë me rëndësi, pasi fjetja pa rroba do të thotë më shumë baktere dhe mikrobe në shtrat. Për të shmangur çdo rrezik, duhet të ndërroni mbulesat e krevatit sa më shpesh të jetë e mundur dhe sa më higjienikë.
*Tibo News