
Pse disa shenja horoskopi e kanë të vështirë të martohen
Fejesa dhe martesa janë vendime të rëndësishme për tu marrë. Pavarësisht nëse gjejmë personin e jetës apo nëse jemi të paqëndrueshëm apo qoftë edhe momenti kur takojmë ndoshta shpirtin binjak, momenti i duhur ose jo, në fakt astrologët kanë diçka për të thënë. Sipas tyre janë disa shenja të horoskopit të cilat e kanë të vështirë të lidhin jetën me dikë, edhe nëse e dashurojnë. Kjo për shkak të natyrës së tyre por edhe faktorëve të tjerë. Zbuloni se cilat janë këto shenja, por pa harruar që dashuria dhe familja janë ndjesitë më të bukura në jetë pa të cilat askush s’duhet të jetojë, nëse mundemi ta themi kështu.
Dashi
Dashi është pasionant, dhe e duan dashurinë dhe vëmendjen. Por ata bien shpejt pre e xhelozisë së fortë nëse ndihem të pavlerësuar nga partneri. Pra nëse një dash ndihet i dashuruar dhe ka 100% afeksionin e partnerit nuk heziton të martohet. Por nëse nuk e gjen atë person, qëndron vetëm!
Akrepi
Akrepi i shpreh emocionet dhe ndjenjat vetëm kur ndihet i sigurt me partnerin. Ajo që e bën martesën tepër të vështirë për akrepin është gjetja e personit të duhur. Akrepi kërkon shpirtin binjak, atë me të cilin nuk shpjegon dot as vetë lidhjen e fortë emocionale që ka. Akrepi thotë po në propozim vetëm nëse partneri ka kaluar të gjitha fazat e provës së besimit, ndenjës dhe sigurisë me partnerin.
Binjakët
Binjakët njihen për dy anët e tyre dhe kjo i bën të pasigurt dhe të paqendrueshëm. Duan eksperienca të reja dhe rrallë ndodh të mendojnë të kalojnë jetën me dikë. Mund të martohen, por nëse diçka ndryshon ata nuk qëndrojnë më me atë person. Pra martesa është si opsioni i fundit për binjakët.
Shigjetari
Shigjetarë nuk janë kundër martesës por për ta është vështirë të gjejnë shpirtin binjak. Kanë energji të pashterueshme dhe duan aventurat, janë flirtues dhe nuk hezitojnë të veprojnë me dëshirë dhe kur mendojnë se janë gabim. Por nëse nje shigjetar vendos dhe ndjen dashuri ndaj personit në krah, nuk bëjnë aspak rezistencë për të thënë po ndaj martesës.