Pse amerikanët e shohin TikTok si kërcënim?

Tiktok duket se i bashkoi më shumë se kurrë njerëzit e sidomos gjatë pandemisë  me bllokime e masa të rrepta. Ky aplikacion arriti shifra marramendëse me përdorues duke postuar video me pjesë nga jeta e tyre brenda mureve të shtëpisë e duke biseduar live me të tjerë. Por ky aplikacion ka hapur diskutimet mbi privatësinë dhe sigurinë. 4 në 5 amerikanë janë të mendimit që qeveria të kontrollojë këto aplikacione dhe të marrë masa duke thënë se paraqet kërcënim për vendin ose qytetarët e saj.

Dhe në një kohë kur SHBA-të dhe Kina i kanë tensionuar marrëdhëniet, ekspertët thonë se masat duhen marrë pasi përdoruesit po përdoren për qëllime jo të mira me të dhënat që paraqesin.

Janë disa rregulla si pornografia e fëmijëve apo abuzimi, por duhen shumë hapa për t’i identifikuar dhe ka një mori elementësh që pengojnë mirë-funksionimin e saj.

Dhe fjala e lirë- Çdo të thotë kjo? Në TikTok të gjithë thonë çfarë të duan dhe bllokimi i dosa adresave nuk justifikon miliona video të tjera me mesazhe tepër shqetësuese.

Shumica e amerikanëve janë të shqetësuar për vjedhjen e të dhënave, aq më tepër një vend që funksionon vetëm me karta bankare dhe të dhëna online.

Amerikanët kanë aty foto të tyret, emrin e saktë, foto të fëmijëve, ku jetojnë dhe orientimet politike. Të tjerët kanë pikëpamje fetare dhe profesionet e tyre.

Përtej shqetësimeve. ekspertët thonë se edhe në SHBA ka ligje ku lejohet shitja e të dhënave për qëllime marketingu etj.

Disa shtete e kanë ndaluar tashmë, por a mjafton kjo?