
Protestuesit në Paris bastisin dyqanin e gjigantit francez të luksit
Një valë e re demonstratash ka nisur sot në të gjithë Francës kundër reformës së pensioneve të presidentit Macron, një ditë para një vendimi thelbësor gjykate mbi qëndrueshmërinë kushtetuese të ligjit të kontestuar dhe kalimit të tij pa maxhorancë nga qeveria. Sot protestuesit në Paris thyen dyqanin kryesor të gjigandit francez të luksit LVMH.
“Nëse Macron kërkon para për të financuar sistemin e pensioneve, le të vijë këtu t’i gjejë,” tha sindikalisti Fabien Villedieu, për rrjetin vendas BFMTV jashtë ndërtesës së LVMH.
Kreu i policisë së Parisit Laurent Nunez paralajmëroi se protestuesit “do të godasin objektet dhe simbolet që konsiderohen kapitaliste”, teksa nuk janë raportuar ende arrestime.
Policia tha se ndali avancimin e protestës para gjykatës kushtetuese, enti që do të japë të premten vendimin e shumëpritur mbi ligjin e reformës së pensioneve.
Rrjeti CNN tha se dëshmoi disa grupe protestuesish që përlesheshin me policinë teksa lëshonin fishekzjarë e flakadanë jashtë ndërtesës së gjykatës.
Ndërkohë Emmanuel Macron thotë se reforma e tij është e domosdoshme për financat publike, duke thënë kësaj jave se “vendi duhet të vazhdojë të ecë përpara.”