Protestuesit djegin ndërtesën e parlamentit në Libi

Protestuesit kanë sulmuar parlamentin e Libisë në qytetin lindor të Tobruk dhe i kanë vënë flakën një pjese të ndërtesës.

Ka pasur tubime në qytete të tjera libiane kundër ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike, rritjes së çmimeve dhe bllokimit politik.

Në kryeqytetin, Tripoli, ku sundon një administratë rivale, protestuesit bënë thirrje për zgjedhje.

Kërkesa e tyre u mbështet nga kreu i qeverisë së përkohshme të unitetit, Abdul Hamid Dbeibah, i cili tha se të gjitha institucionet e vendit duhet të ndryshohen.