Protestuesit bllokojnë asamblenë vjetore të ‘Total’ në Paris

Rreth 250 aktivistë të klimës kanë bllokuar mbledhjen vjetore të aksionarëve të gjigantit francez të energjisë Total që mbahet që nga mëngjesi i së mërkurës, 25 maj.

Disa grupe ambientaliste pas protestës lëshuan deklarata duke kërkuar tërheqjen e menjëhershme të TotalEnergies nga Rusia dhe ndalimin e projekteve të reja të karburanteve fosile.

Protestuesit po bllokonin hyrjen e Salle Pleyel në Paris, ku do të zhvillohej takimi, që nga ora 08:00.

Protesta pason një veprim të ngjashëm në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore të Shell në Londër që u ndërpre nga protestuesit e klimës të martën, duke detyruar bordin e kompanisë holandeze të energjisë të ndërpresë mbledhjen për disa orë.