
Protestë në ditën kur vendoset për statutin e PD-së
Teksa Gjykata e Apelit caktoi datën 3 mars për shqyrtimin e ankimimit të Enkelejd Alibeajt kundër vendimit të marrë nga gjyqtari Agron Zhukri, për regjistrimin e Statutit të PD, dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, demokratët kanë zgjedhur të thërrasin një tjetër protestë, po në këtë datë.
Mediat vendase shkruajnë se Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që të thërrasë më datë 3 mars një tjetër protestë kombëtare.
*Tibo News