
Protestë kundër shkrirjes së ASA-s
Organizata Qëndresa Qytetare kundërshton planin e qeverisë për të mbyllur Akademinë e Studimeve Albanoligjike dhe për ta bashkuar atë me Akademinë e Shkencave. Në një deklaratë publike, Qëndresa thekson se akademia e studimeve albanologjike është institucioni kryesor në ruajtjen e identitetit, historisë dhe gjuhës shqipe.
Reagimi i tyre përmend se vendimi i Këshillit të Ministrave për shkrirjen e saj me Akademinë e Shkencave është i paligjshëm, i pa konsultuar dhe kundërshton vullnetin e Senatit Akademik të ASA-s, siç parashikon ligji për arsimin e lartë.
Qëndresa Qytetare vlerëson se mbyllja e Akademisë hap rrugën për një precedent të frikshëm, ku Qeveria ose Ministria e Arsimit mund të shkrijë dhe të fshijë çdo Universitet Publik në vend, pa kërkuar deshirën dhe vullnetin e tyre.
Në ditën e shtunë, senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike erdhi me një deklaratë duke kundërshtuar planin e Ministrisë së Arsimit, duke e quajtur atë të joshqiptar dhe të kundërligjshëm. Sipas Senatit, synimi i tyre është të sigurojnë burime financiare dhe njerëzore për Akademinë e Shkencave.