Protestat kundër karburanteve fosile në Londër

Grupi aktivist i klimës në Mbretërinë e Bashkuar, Extinction Rebellion mbylli urën Tower Bridge të Londrës të premten, pasi dy nga protestuesit e saj u varën me litarë në dy anët e saj.

Aktivistët ishin varur nga ura me litarë pasi shpalosën një pankartë ku shkruhej “Jepini fund karburanteve fosile tani”.

Tower Bridge u zgjodh si “porta e qytetit të Londrës, i cili është burimi kryesor i financimit të karburanteve fosile në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Extinction Rebellion në një deklaratë, duke shtuar se me këtë arsye u nisën në një javë protestash.

Policia Metropolitane ishte në vendngjarje, por tha se nuk kishte arrestuar.

Demonstruesit thanë se kishin shpresë dhe optimizëm të jashtëzakonshëm në aftësinë e britanikëve për të luftuar krizën klimatike, por ka njerëz të caktuar që vazhdojnë ta parandalojnë atë për përfitimet e tyre vetjake financiare.

Grupi kohët e fundit ka organizuar disa protesta në terminalet e naftës dhe rafineritë në të gjithë Britaninë, duke mbajtur një demonstratë të madhe në një objekt pranë aeroportit Heathrow.