
Protestat ‘anti-luftë’ në të gjithë botën
Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë të dielë në qytetet anembanë Evropës për të protestuar kundër luftës së vazhdueshme në Ukrainë, me protesta që po zhvillohen edhe në Rusi, pavarësisht kundërshtimeve që po bëjnë autoritetet ruse kundër demonstratave të tilla.
Sindikatat thirrën një protestë në Berlin ku moti me diell e rriti pjesëmarrjen. Organizatorët marshuan nga Alexanderplatz (sheshi Aleksandër) i qytetit, një shesh i madh me emrin e një Cari rus, Aleksandri I, në një vend pranë Portës së Brandenburgut (monumenti i uniteti dhe paqes evropiane).
Shumë pjesëmarrës mbanin flamuj me ngjyrat blu dhe të verdhë të Ukrainës, ndërsa të tjerë mbanin pankarta ku shkruhej “Stop Luftës” dhe “Paqe dhe Solidaritet për njerëzit në Ukrainë”.
Protesta u zhvilluan gjithashtu në Varshavë, Londër, Madrid, Frankfurt, Hamburg dhe Shtutgart.
Në Rusi, ku protestat kundër luftës në Ukrainë zakonisht kanë hasur në një reagim të ashpër të policisë, grupi i të drejtave ‘OVD-Info’ tha se më shumë se 200 njerëz ishin arrestuar në 23 qytete që nga pasditja e hershme në Moskë.
Ndërkohë, shtetasit ukrainas në Tajvan dhe mbështetësit organizuan një marshim të dielën në Taipei për të protestuar kundër pushtimit rus.