Protesta të dhunshme në Indi, 2 të vrarë dhe mbi 80 të plagosur

Protesta të dhunshme po zhvillohen në Indi ku të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur, pasi autoritetet shembën një ndërtesë që ata thonë se nuk është e regjistruar si një vend fetar islamik, megjithëse disa vendas e konsideruan atë një vend fetar.

“Mund të konfirmoj se dy persona kanë humbur jetën dhe tre persona janë plagosur rëndë”, tha zyrtari i lartë i policisë Prahlad Narayan Meena.

Ai theksoi gjithashtu se më shumë se 80 persona, përfshirë policë dhe gazetarë, janë plagosur.