Protesta të dhunshme në Ekuador

Policia ekuadoriane dhe protestuesit u përleshen të mërkurën ndërsa demonstratat antiqeveritare vazhdojnë në kryeqytetin Quito për të tretën ditë radhazi.

Protestat u thirrën nga Konfederata e fuqishme e Kombësive Indigjene të Ekuadorit, një grup i njohur që ndihmoi në rrëzimin e tre presidentëve të Ekuadorit midis 1997 dhe 2005.

Dhuna në kryeqytet degradoi ndërsa ka shumë të plagosur mes policisë dhe protestuesve.