Protesta në Tajvan, dyshohet se shumë fëmijë janë droguar në kopshte

Mijëra qytetarë në Tajvan janë ngritur në protestë për një skandal me fëmijët parashkollorë. Policia ka nisur hetimet për një rast të ndodhur në një kopësht fëmijësh në New Taipei, ku dyshohet se mësuesit kanë përdorur shurupe kundër kollës që përmbajnë barna si fenobarbital dhe benzodiazepina.

Shumë persona iu bashkuan një demonstrate të dielën duke bërë thirrje për transparencë më të madhe nga hetimi i policisë. Të hënën, një rast i veçantë doli gjithashtu në lidhje me një praktikë mjekësore në qytetin jugor të Kaohsiung, në anën tjetër të ishullit.

Mes shqetësimeve në rritje të publikut, Spitali i Qytetit Taipei ka filluar gjithashtu të ofrojë teste gjaku falas për fëmijët parashkollorë për të kontrolluar për gjurmë qetësuesish. Masat vijnë pasi skandali u shfaq për herë të parë në maj, kur prindërit në një kopështparashkollor privat akuzuan stafin për ushqyerjen e fëmijëve të tyre “droga të panjohura”.

Pas ankesave të tjera nga prindërit në qershor, autoritetet lokale nisën një hetim dhe gjetën të paktën tetë fëmijë me sasi të vogla të fenobarbitalit dhe benzodiazepinave – një klasë drogash psikoaktive – në sistemin e tyre.